Ajo ka qenë këngëtarja e parë femër, pas Adele 2015, që ka arritur në klasifikimet angleze me ‘New Rules’ dhe është përzgjedhur nga revista Time mes protagonisteve të #NextGenerationLeaders2017 për aktivitetin e saj të madh në Kosovë për të drejtat e femrave, Dua vazhdon ngritjen e saj si një super star ndërkombëtar, duke qenë femra më e dëgjuar në Britaninë e madhe në 2017 në Spotify me më shumë se 2 miliard stream.
Kënga e re ‘Idgaf’, e cila do të jetë në radio prej 19 janarit, ka paraprirë me një video që në vetëm dy ditë i ka kaluar 10 milion shikime.
Video, e drejtuar nga Henry Scholfield & Mosaert, sheh dy versione të Duas si të ishin dy anë të ndryshme të gjendjes emocionale të këngëtares, një të ëmbël dhe një më të fortë, që diskutojnë mes tyre.
’Video flet për anën më agresive dhe më të ëmbël të karakterit tim, për të na bërë të kuptojmë së bashku që dashuria për veten është e vetmja gjë që na ndihmon të kalojmë vështirësitë’, tregon Dua.
a.ç