Përveç investimeve në linjat kryesore të furnizimit me uji, UKT ka vijuar punën edhe për shtrirjen e investimeve edhe në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare.
Pjesë e këtyre investimeve ishte edhe zëvendësimi i rrjetit të furnizimit me uji në lagjen që shtrihet përgjatë rrugës “Shaqir Oshafi” në Njësinë Administrative Nr.8.
UKT ka arritur të përfundojë me sukses një investim të ri, tepër të rëndësishëm në rrjetin e ujësjellësit në rrugë dhe tashmë, furnizimi me ujë në këtë zonë të qytetit do të kryhet brenda të gjitha parametrave për të ofruar për banorët, një shërbim edhe më cilësor.
a.ç