Një investim i rëndësishëm në një nga rrethinat e kryeqytetit po merr jetë. Pas viteve të tëra harrese dhe mungese investimi, përmes rrjetit të ri të shpërndarjes, furnizimi me ujë në zonën e njohur të Fushë-Mëzezit do të kryhet brenda të gjithë parametrave, për të ofruar të njëjtën cilësi shërbimi si në qendër ashtu edhe në rrethinat e Tiranës.
Bashkia e Tiranës vazhdimisht u ka bërë thirrje banorëve që të formalizojnë lidhjen e tyre me UKT përmes lidhjes së kontratave të furnizimit me ujë dhe kanalizime.
Ndërkohë, ndonëse ka qenë periudhë festash, në rrugën “Daniel Ndreka”, specialistët e UKT ndërhynë për riparimin e problematikës së shfaqur kohët e fundit pas sinjalizimit të banorëve.
a.ç