“Gjithë çfarë keni dëgjuar për Hënën është gënjeshtër”, pretendon John Lear, i njohur në rrethet e teoricienëve të konspiracionit.Ai pretendon se ka zbuluar strukturat e fshehura në Hënë dhe ka treguar fotografi të pabesueshme për të cilat thonë se tregojnë qartë strukturat dhe ndërtimet artificiale. Ai pretendon se tashmë në këtë moment në Hënë jetojnë 250 milionë njerëz.
Astronomët amator kanë xhiruar diçka që përkujton në projeksion holografik në sipërfaqe të Hënës. A është ajo e përdorur për fshehje të strukturave, cila do të ishte arsyeja tjetër për projeksion holografik, dhe për zhvendosje të kratereve!?
Njerëzit në Hënë kanë shkuar në vitet e 40’ta dhe 50’ta të shekullit të kaluar duke e përdorur fluturaken kundër gravitacionit të Teslas.“Nuk mund ta dëshmojë këtë sepse do të isha i vdekur, por kjo është logjike sepse për çka tjetër qeveria amerikane i kishte shpenzuar miliarda dollarë?”, pretendon Lear.Në videon e tij mund të shihen fotografitë të xhiruara nga observatoriumi Yerkes në vitin 1946. Aty paraqitet shpërthimi i madh në veriperëndim të kraterit Endimion.
“Siç dimë, tymi, pluhuri dhe avulli nuk mund të ngrihen në vakuum. Por në këto fotografi shihet qartë se si po ngrihet tymi në një re të madhe e cila po shpërndahet nëpër atmosferë të Hënës. Kjo do të ishte e mundur sikur në sipërfaqe të Hënës të mos kishte vakuum dhe të mos kishte vetëm një të gjashtën e gravitetit të Tokës”, pretendon Lear dhe shton se masa e Hënës është në të vërtet 68.71 për qind të masës së Tokës.
Lear sqaron se si Hëna është krijuar në Jupiter para 40 milionë vite, dhe gjatë epokës së fundit të akullt, para përafërsisht 15.000 viteve, është tërhequr me rimorkiator elektromagnetik në orbitë të Tokës. E gjithë kjo shpjegon se prej nga kanë ardhur në Hënë gjithë ato qytete të mëdha, civilizime dhe baza.
“Banorët e Hënës janë jashtëtokësorët të cilët deri diku përkujtojnë në njerëz. Atje ka edhe prej atyre “gri” por se ata jetojnë nën sipërfaqe të Hënës dhe punojnë nëpër laboratorë të mëdhenj. Mirëpo, tregimi shkon edhe më larg! Toka është planeti i ndëshkuar, gjegjësisht burg, dhe kësi planetë-burgje ka së paku një miliard!”, ka thënë ai, përgatiti Express. (b.an)