Vërshëllima, ofendime dhe parulla kundër Gigio Donnarummës në “San Siro” përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.
“Dhunë morale quhet paga prej 6 milionë eurosh në vit dhe një pagë për vëllanë parazit?
Tashmë mund të shkosh, durimit i erdhi fundi!”, ishte njëra prej parullave më të gjata dhe më goditëse të shpalosura nga ultrasit e Milanit, “Curva Sud”.
Edhe pse një publik i paktë në numër në stadium, së bashku kanë kontestuar në këtë mënyrë emrin e portierit të “djallit kuqezi”, transmeton tch.Ndërkohë që ofendimet vijuan edhe gjatë nxehjes së lojtarëve.