Ambasadori i SHBA-së në Britani, Woody Johnson ka treguar ndërtesën e re 851 milionë euro të ambasadës në jug të Londrës.
Mendohet që kjo të jetë ambasada më e shtrenjtë në botë dhe ka sisteme shumë të avancuara të sigurisë, transmeton koha.net.
Ndërtesa e re pritet të inaugurohet zyrtarisht në shkurt të 2018-ës gjatë kohës kur presidenti Donald Tump planifikon të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërtesa ‘state-of-the-art’ është zbuluar nga ambasadori i SHBA-së Woody Johnson në Britani i cili tha se ambasada 851 milionë euro është “një sinjal për botën” se marrëdhënia speciale në mes të Britanisë dhe SHBA-së është më e fortë se kurrë. (b.an)