Shkodran Mustafi është lënduar në sfidën kundër Azerbajxhanit, ku Gjermania po barazon në shtëpi 1:1 pas 45 minutave të para.
Mbrojtësi i Arsenalit u lëndua te goli i mysafirëve, duke u detyruar të ndalojë vrapimin për shkak të një shqetësimi në këmbën e djathtë, që duket të jetë problem muskulor, shkruan Gazeta Express. (b.an)