Cristiano Ronaldo ia ka propozuar Real Madridit një lojtar të ekipit të Sporting. Sipas Don Balon, Cristiano Ronaldo dëshiron që Real Madrid të transferojë William Carvalhon nga Sportingu.
Thuhet se ylli i Portugalisë i ka kërkuar presidentit të klubit, Florentino Perez, që ta blejnë Carvalhon, i cili luan në mbrojtje dhe mesfushë.
Carvalho, i cili është pjesë e Portugalisë, është rritur sikurse Ronaldo në akademinë e famshme të Sportungut.
25-vjeçari gjatë verës ka pasur disa oferta, por ka mbetur në Sporting, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2020, përgatiti ”Express”. (b.an)