Ronaldo do të barazojë sonte Juaniton me paraqitje (401) për “Los Blancos”. Me 13 shtator Cristiano barazoi Di Stéfanon (396 paraqitje), që ndryshoi historinë e klub, ndërsa kundër Espanyol ka mundësinë që të barazojë me paraqitjen legjendën, Juanito (401).
Tashmë janë bërë 25 vite pa Juaniton, që nderohet në çdo ndeshje në “Santiago Bernabeu”, pasi tifozët gjithmonë në minutën e shtatë brohorasin “Illa, illa, illa, Juanito Maravilla…!”.
Pas Juanitos, Cristiano do të barazojë Velázquezin (402 paraqitje), duke hyrë në mesin e 20 lojtarëve me më së shumti paraqitje në histori të klubit.
Synimi tjetër do të jetë Zoco (434), por para tij duhet të mposhtë Marcelon, që deri më tani ka bërë (416) dhe vazhdon të jetë i pa prekshëm në formacionin e Zidane, raporton AS, transmeton Gazeta Express. (b.an)
10 futbollistët me më së shumti paraqitje në histori të Realit: