Aktorja Julia Roberts është xhiruar në plazhin e njërit nga hotelet e njohura të Splitit në Kroaci.
Ikona e Hollywood-it ka shkuar në Split për t’i dhënë mbështetje bashkëshortit të saj Daniel Moder gjatë xhirimit të filmit “Ibiza”.
Edhe pse në Split është duke qëndruar që disa ditë, Roberts me sukses iu është shmangur kamerave.
Aktorja dhe bashkëshorti i saj janë xhiruar se si me fëmijë po argëtoheshin në plazh.Edhe pse ishte në forme të mirë, Julia Roberts nuk dëshiroi të japë deklaratë dhe as të fotografohet me fansat e saj, transmeton KP. (b.an)