Moti i kthjellët duket se do të marrë fund së bashku me këtë fundjavë. Meteorologët raportojnë se java do të nisë me reshje shiu në të gjithë vendin.
“Pasditja e se henes sjell shira te perkohshem ne pjesen me te madhe te territorit”, njofton meteoalb, shoqëruar me një tabelë të shpërndarjes së shiut nëpër qytete.
Ndërkohë, kjo fundjavë u shoqërua nga një mot mjaft i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin, i cili do të marrë fund duke filluar nga nesër. /a.ç