Gjatë patrullimit në kufi të gjelbër, policia kufitare konstatoi në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë në vendin e quajtur “Përroi i Drenit”, dy çanta sportive brenda të cilave u gjet 2 Kg e 700 gram Cannabis Sativa.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. /b.d