Audi do të prezantojë në panairin e veturave në Frankfurt deri ku ka arritur në lidhje me lëvizjen autonome të veturave të saj.Audi A8 do të jetë vetura e parë në botë me mundësinë e lëvizjes autonome të nivelit 3.
Kjo do të thotë se në rrugët ku një barrierë fizike ndan kahet e lëvizjes, vetura e re e luksit mund të ecë vetë nëse shoferi aktivizon “Audi AI Traffic Jam”.
Një autonomi më të madhe do të ketë koncepti SUV i Audisë, që do të ketë 3 motorë elektrikë, transmeton TCH. Kjo veturë do të jetë me një autonomi të nivelit 4, që do të thotë se mund të ndryshojë korsi për të parakaluar, gjithmonë me një shpejtësi më të ulët sesa 130 km/h.
Por, perla do të jetë një veturë me autonomi lëvizëse të nivelit 5. Me 4 motorë elektrikë, vetura mund të ecë për 700 deri në 800 kilometra pa nevojën e shoferit në asnjë aspekt. (b.an)