Neymar është vlerësuar vetëm lojtari i katërt më i mirë në fitoren e PSG-së prej 3:0 ndaj Saint Etiennen në “Parc des Princes”.
Paris Saint Germain ka regjistruar një tjetër fitore në Ligue 1, pasi në xhiron e katërt e mposhti 3:0 në “Parc des Princes” skuadrën e Saint Etienne, shkruan Gazeta Express.
Edinson Cavani në minutat 20’ e 88’ dhe Thiago Motta në minutën e 51’të, shënuan për fitoren e PSG-së.
Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar, nuk arriti të shënojë gol në këtë ndeshje, por argëtoi tifozët me driblimet e tij magjike.Por, kjo nuk i mjaftoi që ai të vlerësohej si më i miri i ndeshjes, duke mbetur prapa Marquinhos, Cavanit dhe Adrien Rabiot. (b.an)