“Në Republikën e vetëshpallur të Kosovës, qytetari estonez, Rodion Denisov është ndaluar nga policia me gruan e tij dhe qytetari letonez, Yuri Alekseev derisa ishin në një udhëtim gjatë pushimeve të tyre”, nis një shkrim i ‘Sputnik’.Ata janë ndaluar nën dyshimin e “aksioneve sekrete” kundër Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ata dyshohet se kanë bërë propaganda kundër Kosovës. Sipas Sputnik, ata janë liruar më pas nga policia në momentin që kanë lënë kufirin.“Policia e Kosovës ka ndaluar një grup gazetarësh që me kombësi janë rusë, rreth orës 11:30 në Partesh, afër Gjilani. Ata janë liruar menjëherë pas intervistimit nga kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq.
Ridion Denisov, është konfirmuar për Sputnik Estonia që ai është ndaluar pasi bashkë me Yuri Alekseev kanë bërë filmime dhe kanë shkruar në mënyrë të gabuar për Kosovën. Sidoqoftë, gazetarët kanë refuzuar që të komentojnë këtë incident në detaje deri sa e kanë kaluar kufirin me Serbinë.“Gjithçka që lidhet me ne, mund të flasim për detajet kur të kalojmë kufirin”, kishte thënë Yura Alexeyev.Gjatë këtij udhëtimi, gazetarët nuk kanë vizituar vetëm Kosovën. Ata kanë publikuar haptas fotografi në Facebook duke shpërndarë përshtypjet e tyre.
Në Kosovë për shembull, ata kanë vizituar kishat dhe manastiret serbe.Sipas shërbimit për media në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, ata janë të brengosur për ndalimin.“Në këtë moment ne nuk mund të konfirmojnë diçka – kemi gjetur rrethanat, konsulli dhe diplomatët janë të angazhuar për këtë çështje, por që nuk mund të themi se kush është ndaluar”, thuhet nga ministria.
Rodion Denisov dhe Yuri Alekseev janë shumë të njohur në vendet e tyre. Ata kanë qenë të lidhur ngushtë me aktivitete në gazetari për shumë kohë, duke shprehur hapur pozicionin e tyre më artikuj kritikë që jo çdo herë përputhen me pozicionet e autoriteteve zyrtare të vendeve të tyre, më tej ata kanë qenë nën vëmendje të veçantë nga shërbimet speciale në vendet prej nga vijnë. (b.an)