Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në facebook disa raste ku policia bashkiake gjobit drejtuesit e automjeteve që parkojnë në trotuare në shkelje flagrante të ligjit, duke zaptuar edhe hapësirat e këmbësorëve.
“Ju lutem pak respekt për këmbësorët, bullizmi i makinave mbi njeriun e prish qytetin, ndaj masa ndëshkuese për civilizim me çdo kusht!“, shkruan Veliaj. /a.ç