Abdelhak Nouri ka pësuar dëme serioze dhe të përhershme në tru pasi u rrëzua të shtunën në miqësore ndaj Werder Bremen. Abdelhak Nouri ka pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës) në miqësoren e së shtunës mes Ajaxit dhe Werder Bremenit, transmeton Gazeta Express.
Kjo ka bërë që të ketë mungesë oksigjeni në tru, duke pësuar dëme serioze dhe të përhershme.
Tani sipas një njoftimi të klubit, shanset që ai të shërohet janë zero, pasi pjesa më e madhe e trurit të talentit 20 vjeçar nuk po funksionon.“Pjesa më e madhe e trurit të Nouri nuk është duke funksionuar, kjo ndoshta për shkak të mungesës së furnizimit me oksigjen”, thuhet në njoftimin e klubit.
Për këtë ka folur edhe vëllai, Abderrahim Nouri, i cili mes lotëve deklaroi se edhe nëse zgjohet nga koma, nuk do të jetë kurrë i njëjtë.“Nëse ai zgjohet, nuk do të mund të mendojë, nuk do të mund të hajë, nuk do të mund të pijë, të flasë të ecë dhe as t’i njohë njerëzit. Praktikisht nuk do të funksionojë normalisht”, ka deklaruar Abderrahim Nouri.
Pas këtij lajmi ka reaguar pothuajse e gjithë bota e futbollit dhe gjithashtu edhe shumë lojtarë.
“Më vjen për atë që ka ndodhur me Nourin. Jemi me ty, qëndro i fortë”, ka shkruar Suarez.
“Lajme shkatërruese rreth Abdelhak Nouri. I uroj atij dhe familjes gjithë fuqinë e botës”, shkruan Van Persie.“Lajm i tmerrshëm. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë tek Abdelhak Nuri, familja e tij, miqtë e tij dhe FC Ajax”, shkruan Ruud van Nistelrooy, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)