Chelsea zyrtarisht ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ri 2017-18. Kampioni i Premier Ligës promovon setin e parë të fanellave të prodhuara nga kompania “Nike” me të cilën ka nënshkruar kontratë sponsorizimi për gjashtë vjet.
Nga kjo kontratë Chelsea pritet të përfitojë 35 milionë euro për sezon, derisa mbi 200 milionë euro i fiton nga marrëveshja tjetër me Yokohama Tyres. (b.an)