Organizatori i dasmës së Lionel Messit ka punësuar 300 agjentë që të ‘pastrojë’ rrugët e Rosarios nga lypësit dhe shitësit ambulant.
Gjithçka është gati dhe për ditën e madhe të Lionel Messit dhe shoqes së tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzos është menduar deri në detaj, transmeton Gazeta Express.
Fustani i nusërisë është dërguar me një avion të posaçëm dhe nën sigurinë e dy truprojave.
Në terren kanë zbarkuar edhe 450 efektivë të policisë argjentinase për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë ashtu si duhet.
Të ftuarit janë rreth 250 persona, pjesa më e madhe e tyre futbollistë, përcjell Gazeta Express.
Sipas AFP, organizatori i dasmës ka punësuar 300 agjentë për t’i larguar punëtorët lokal dhe lypësit nga rrugët.
Rosario ka 1.2 milion banor dhe shihet si një prej qyteteve më të rrezikshme në Amerikën Latine. Trafikimi i drogës është një nga të këqijat më të mëdha që i kanë ndodhur këtij vendi, përgatiti ”Express”. (b.an)