Një snajperist në forcat speciale kanadeze ka vrarë një militant të ISIS-it nga një distancë prej 3,540 metra në Irak gjatë muajit të kaluar, raporton BBC.
Burimet ushtarake kanë bërë të ditur për Globe të Torontos gazetën Mail se snajperisti është anëtar i Joint Task Force 2, dhe këtë veprim e ka kryer nga një ndërtesë e lartë, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre raporteve thuhet se për të arritur cakun plumbit i janë dashur 10 sekonda. Një gjë të tille për BBC e ka konfirmuar edhe Komanda Kanadeze e Operacioneve Speciale Kjo qitje raportohet se është rekordi për largësinë më të madhe që është regjistruar deri më tani në një vrasje të konfirmuar, transmeton Koha.net.
Snajperisti ka realizuar këtë veprim duke bashkëpunuar edhe me një vëzhgues, i cili e ka ndihmuar në gjetjen e objektivit, ndërsa ai ka përdorur armën McMillan TAC-50.
Rekordin e mëparshëm e mbante snajperisti britanik, Craig Harrison, i cili kishte vrarë një taliban nga largësia prej 2,475 metra më 2009, duke përdorur armën 338 Lapua Magnum. (b.an)