Një stiliste nga Tajvani është bërë ylli i internetit, për shkak të pamjes së saj shumë të re. Sapo e shikoni, mund të mendoni se është një studente, por në të vërtetë Lure Hsu është duke mbushur 42 vjeçe.
Stilistja Lure, nga Tajvani është bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale dhe ka mahnitur me mijëra njerëz për shkak të pamjes së saj shumë rinore shkruan Daily Mail.
Ajo thotë se sekreti i saj është pirja e një sasie të madhe uji në ditë duke e mbajtur trupin të hidratuar dhe duke ngrënë sa më shumë perime. Në mëngjes p[i një kafe dhe shmang pijet e gazuara me sheqer.
Lure u bë e famshme nga motra e saj më e vogël Sharon, që është një aktore dhe modele. Një ditë ajo hodhi në “Facebook” një foto të së motrës duke festuar 42-vjetorin e saj. Fansat e Sharon u habitën shumë kur zbuluan moshën e Lure./a.ç