Kushdo që do të hedhë plehrat në rrugë, do të gjobitet nga Policia Bashkia për ndotje të mjedisit.
Teksa pritet që brenda disa ditësh të hapet Bulevardi i Ri, i cili simbolizon dhe zhvillimin e Tiranës, për fat të keq kultura e disa prej qytetarëve lë ende shumë për të dëshiruar.
Siç mund të shihni nga këto foto të dërguara në redaksinë tonë, ndonëse i kanë koshat e plehrave vetëm 30 metra larg, qytetarët zgjedhin rrugën e shkurtër duke i hedhur ato në rrugë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe disa prej bizneseve aty pranë, që preferojnë të mos i hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, ndonëse ky veprim i dëmton edhe ato vetë, duke sjellë një pamje aspak të këndshme për klientët e tyre.
Për të minimizuar raste të tilla të vandalizimit në Tiranë, Policia Bashkia nuk ka hezituar që të vendosë edhe gjoba duke vepruar me dorë të fortë për zbatimin e ligjit dhe për edukimin e qytetarëve./a.ç