Policia e Shkodrës ka kryer ditën e sotme një operacion të gjerë antidroge në Hot të Ri. Kështu, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, janë arrestuar baba e bir 40 dhe 15 vjeç.
Ata janë Pjetër Marashi, 40 vjeç dhe A. Marashi 15 vjeç. Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në Digën e Komanit me një varkë me motor, ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoi 132 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva./a.ç