Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, i ka bërë thirrje James Rodriguez që mos të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo po mundohet që ta bindë James Rodriguez që mos të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.
James thuhet se i ka ditët e numëruara te Los Blancos. Ai thuhet se ndeshjen e fundit në fanellën e Real Madridit do ta luajë me 3 qershor në finalen e Ligës së Kampionëve. “James ka arsyet e veta që të largohet dhe e respektoj çdo vendim.
Nëse ai nuk ndihet i lumtur dhe nëse dëshiron më shumë, atëherë ai duhet të kërkojë gjënë më të mirë për të”, ka deklaruar Ronaldo për La Sexta. “Por, nëse ai kërkoi mendimin tim, unë do t’i thosha atij të qëndrojë në Real Madrid.
Natyrisht ai ka ankesat e veta dhe gjëja më e mirë do të ishte që ai të luante më shumë, por këto janë gjëra shumë personale”, ka theksuar ai.
James Rodriguez, i cili ka luajtur vetëm 13 ndeshje si titullar këtë sezon, është mes Manchester Unitedit dhe Interit. Pritet të shihet nëse deklarata e Ronaldos do ta ndryshoj mendjen e kolumbianit apo jo, përgatiti ”Express”. (b.an)