Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi në një dalje për mediat mesditën e së martës, se Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë më shumë se 36 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Këtë gjë, Meta e bazonte në faktin se, sipas votave të 2013-s dhe zgjedhjeve vendore të 2015-s, LSI është rritur ndjeshëm.
Por, nëse do të bënim një analizë sipas votive të zgjedhjeve të fundit parlamentare, pra rë 2013-s, LSI do të merrte e vetme vetëm 15 deputetë.
Partia Socialiste ndërkohë, do të merrte e vetme 72 deputetë.
Ndërsa Partia Demokratike do të merrte 51 deputetë.
1 deputet do ta merrte PDIU dhe 1 tjetër Partia Republikane.
Më poshtë është edhe tabela e deputetëve që do të merrnin partitë sipas qarqeve, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2013-s. /tema/b.d