Jonah Hill ka pësuar një ndryshim të madh në fizikun e tij dhe këtë e ka treguar me krenari gjatë një daljeje të zakonshme në Los Angeles.
Aktori, i cili njihet për peshën e tij të madhe, dukej mjaft i disponuar teksa ishte veshur me pantallona të shkurtra.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se ai ka humbur 20 kilogramë peshë dhe tash duket në formë të mirë. 33-vjeçari edhe në të kaluarën kishte humbur në peshë, mirëpo iu desh të shtonte sërish për rolin e tij në “War Dogs”.
Sido që të jetë, falë dietave strikte dhe regjimit të ushtrimeve, Hill ka arritur që t’i lë në të kaluarën kohët kur ai kishte problem me mbipeshën.
Yllit të “The Wolf of Wall Street” nuk i ka penguar aspak që paparacit e fotografonin gjatë gjithë kohës. Kujtojmë se ai ka pasur një aferë më Rita Orën, gjatë kohës sa këngëtarja ishte në lidhje me Rob Kardashian.
Shqiptarja e famshme e kishte tradhtuar të dashurin nga klani Kardashian/Jenner me Jonah Hill, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)