Indiferenca e Bashkisë së Shkodrës për të rregulluar Urën e Bunës, e cila ka dhe vlera historike, tashmë i përket së shkuarës. Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, ka ndërhyrë për ta rikonstruktuar Urën në fjalë, me qëllim për të mos lejuar rrënimin e saj. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nëpërmjet një postimi të tij në mediat sociale. Sipas tij, Ura e rikonstrktuar shumë shpejt do të jetë realitet për qytetin e Shkodrës.
Postimi
Kur shpallëm punimet në Urën e Bunës, e lënë në harresë prej dekadash, skeptikët na akuzuan se premtimi nuk do të mbahej. Fotot flasin vetë, ashtu sikurse do të flasë vetë edhe Ura e rikonstruktuar pas pak javësh.
Disa ndërtojnë, disa protestojnë e disa akuzojnë.
#Shqipëriaqëduam