Dy emigrantë afganë, të cilët e kishin përdhunuar një femër për tre orë në Suedi, ndërkohë që një shok i tyre e kishte xhiruar gjithë ngjarjen dhe e kishte publikuar në Facebook Live – janë dënuar njëri me vetëm dy vjet e katër muaj burg dhe tjetri me vetëm një vit. Dy përdhunuesit dhe pjesëmarrësi në këtë ngjarje janë arrestuar, pasi policia e kishte gjetur vendin nga ku është transmetuar xhirimi në një grupi të mbyllur në Facebook me 60.000 anëtarë.
Për ngjarjen që ka ndodhur më 22 janar në Uppsala në veriperëndim të Stokholmit, policinë e kishin njoftuar anëtarët një grupi të mbyllur në Facebook me 60.000 anëtarë, ku ishte emetuar xhirimi.
Gjykata suedeze e ka dënuar Reza Mohammed Ahmadin (21 vjeç) me dy vjet e katër muaj burg për përdhunim dhe pjesëmarrje në përdhunim, ndërsa Maysam Afshar (18 vjeçar) është dënuar me një vit burg për përdhunim (dënim i zvogëluar për shkak të moshës së tij). Njëherësh, agresorët do t’i paguajnë 35.000 euro dëmshpërblim viktimës.
Që të dy përdhunuesit janë qytetarët afganë, të cilëve iu është lejuar qëndrimi në Suedi, njofton Telegrafi. (b.an)