Një grua shqiptare 37-vjeçe humbi jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e djeshme në Katania.
Viktima është Valeria Daci, nënë e një vajze, ndërsa punonte në një pasticeri.
Shqiptarja humbi jetën në vend, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas kokë më kokë me një tjetër, që drejtohej nga një shtetas italian.
Drejtuesi tjetër i makinës është plagosur rëndë.