Rafinha pritet të mungojë ndaj Juventusit. Futbollisti brazilian i Barcelonës, Rafinha Alcantara, i cili u lëndua mbrëmë në sfidën ndaj Granadas – pritet të mungojë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.
Testet e para mjekësore kanë evidentuar një dëmtim në gjurit të djathtë dhe se ditëve në vazhdim priten kontrolle tjera për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Tashmë duket se lojtari do të mungojë së paku dy javë, citohet ”Express”. (b.an)