Bashkimi Evropian ka vendosur që të ndërpresë importin e mishit brazilian, pasi u zbulua se nga shteti i madh amerikano-latin vinte mish i prishur.
Kompanitë braziliane akuzohen gjithashtu për korrupsion, ndërkohë që jo të gjitha produktet nga këto kompani janë ndaluar të futen në territorin unionit.
Sipas hetuesve, që mishi të ngjante i freskët dhe të shmangej aroma e keqe janë përdorur kimikate. Ky vendim është një goditje e madhe për Brazilin, një nga vendet që eksporton sasi shumë të mëdha mishi në botë.