Kina ka krijuar armë lazeri aq të fuqishme sa të shkatërrojnë satelitët e shteteve të tjera, ndërsa po bëhet gati që të konkurrojë me SHBA-në në luftën e ardhshme të dritës.
Sipas ekspertit të ushtrisë kineze Richard Fisher, shteti i madh aziatik po bëhet gati që të militarizojë hapësirën.
Duke ditur rivalitetin me SHBA-në, këto armë do të përdoren për të shkatërruar satelitët amerikanë.
Në këtë mënyrë do të shkatërrohet lidhja ueb e SHBA-së, komunikimi dhe aftësia për të ndërmarrë goditje precize.
Armë të tjera të krijuara nga kinezët janë edhe ato me mikrovalë dhe me valë elektromagnetike.