Një sistem vranësirash do të vendosen në vendin tokë duke ndikuar mot të paqëndrueshëm, për pasojë shirat do të jenë dominantë. Më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë edhe rrebeshe.
Pjesa e dytë e ditës do të jenë sjellë dobësim të ndjeshme të shirave në vend duke bërë që herë pas here të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që gjatë natës pjesa më e madhe e vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë C në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant.
Përjashtim bëjnë vendet e Europës qendrore si edhe gadishulli i Ballkanit ku do të mbeten me vranësira dhe shira të përkohshëm ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi. Nuk do të mungojnë dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Ndërsa me reshje të dendura dëbore do të paraqiten vendet e Europës lindore dhe verilindore./noa/a.k