Polici italian i cili mbrëmjen e së premtes qëlloi me plumb në kokë 35- vjeçarin shqiptar Klodjan Hysa, i cili ndodhet në vdekje klinike, është vënë nën hetim.
Ai akuzohet për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. Agjentit italian i është hequr dhe arma. Gjithçka ndodhi mbrëmjn e së premtes rreth orës 19.00 në zonën Monte San Giusto të Macerata.
Agjentët e policisë ishin në ndjekje të hajdutëve pas sinjalizimeve nga disa banorë të zonës pas disa vjedhjeve, kur panë një makinë “Fiat Bravo” të dyshimtë. Ata i bënë thirrje makinës të ndalonte, por në pak çaste automjeti u humbi nga sytë.
Më tej vijuan ndjekjen deri sa makinën e gjetën të parkuar në rrugën Don Minzoni. Pozicionohen dhe presin, kur befas shohin një djalë që vrapon me shpejtësi drejt makinës.
Ata tentojnë që ta ndalojnë, por i dyshuari Hysa, hipën në makinë dhe nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, madje tenton të shtypë dy policët. Në atë moment, njëri prej tyre e qëllon me plumb në kokë.
Prokuroiri Enrico Riccioni, është në pritje të eksperizës balistike për të përcaktuar trajektoren e plumbit që goditi 35- vjeçarin shqiptar./noa/a.k