Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj, vogëlushja dy vjeçe nuk luan me lodra, por ndihmon nënën e saj të paralizuar të bëjë punët e shtëpisë.
Ajo është shndërruar në një ndihmesë mjaft të madhe për Rachelle Chpman, e njohur si “Nusja e paralizuar” pasi i qëndron asaj gjithmonëë pranë.
Videoja ku shihet vogëlushja, duke ndihmuar nënën e saj në karrocë për të larë rrobat bashkë, është bërë virale në rrjetet sociale, duke marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje.
Chapman, 34 vjeçe, ishte paralizuar nga gjoksi poshtë pas një aksidenti të frikshëm në një pishinë, gjatë një mbrëmje në Bachelori.