Dëshira më e madhe e të voglës Yang Xiuxia është që të mund të gjejë prindërit e saj, të cilët nuk i ka njohur kurrë. Ajo është vetëm 8-vjeçe dhe çdo ditë shet fruta e perime në rrugët e Kinës. Prej pesë vitesh, vajza jeton me shpresën se një ditë do të mund të gjejë prindërit e saj, të cilët e braktisën kur ajo ishte vetëm 1 muajshe.
Yang është shprehur se i mungojnë prindërit dhe se dëshiron që një ditë ata të mund të shkojnë dhe ta marrin në shkollë. E vogla jeton në një fshat të quajtur Lianhu, i cili është në rrethinat e Tangxia Town.
Të gjithë e njohin vajzën me nofkën “Mao Mao” dhe e dinë se Mao ka lindur nga dashuria e dy punëtorësh emigrantë, të cilët janë nga qyteti Wenchuan në provincën Sichuan. Në 10 maj të vitit 2008, prindërit e lanë Mao Maon pranë derës së një prej fqinjëve të tyre, përpara se të largoheshin përgjithmonë nga fshati.
E moshuara 70-vjeçare, Huang Mengyi, ka thënë se ka dëgjuar të voglën teksa qante jashtë shtëpisë së saj. “Hapa derën dhe e dallova menjëherë se ishte foshnja e vogël e çiftit nga Sichuan. Shkova në shtëpinë e tyre, por aty nuk kishte njeri. Ata kishin ikur të dy”, – thotë gruaja, e cila shprehet gjithashtu se dyshon që çifti e ka lënë të voglën jetime, për shkak se dyshonin që ajo do të vdiste shumë shpejt, pasi kishte lindur para kohe dhe me probleme në frymëmarrje.
Vite më parë, e vogla Mao nisi të ndihmonte gjyshen që e rriti, për të shitur perimet. Nga njëra anë ajo shet çka ka në arkë dhe nga ana tjetër lexon librat e shkollës, gjithmonë me shpresën se një ditë do të mund të kthehet në shtëpi, tek mamaja dhe babai i vërtetë.joq