Një nënë e re nga Manchesteri solli fëmijën e saj në jetë teksa ndodhej në gjendje kome. Danielle Johnson, 24 vjeç i erdhën dhimbjet e lindjes 5 javë më herët, pasi u sëmur nga pneumonia. Kjo i detyroi mjekët që ta vendosnin atë në koma, në mënyrë që ti shpëtonin jetën të dyve.
I vogli Lucas lindi i shëndetshëm, por kur mjekët tentuan të sillnin në jetë nënën e tij, trupi i Danielle nuk u përgjigj dhe ajo mbeti në koma edhe për 20 ditë të tjera.
Kur u zgjua, e reja mendoi se kishin kaluar pak orë dhe ishte e bindur që e kishte humbur beben. Nëna e dy fëmijëve ishte kaq e bindur për këtë sa sulmoi të vëllain kur ai i tregoi foto të Lucas, sepse mendonte se ai po gënjente.
“Kisha halucinacione dhe mendoja e të gjitha infermieret ishin të tmerrshme dhe po përpiqeshin të më vrisnin. Besoja se djali kishte vdekur”, rrëfen për herë të parë Danielle.