Cassie De Pecol 27 vjeçe dëshironte me çdo kusht që të vizitonte të gjitha shtetet e botës, e për këtë arsye e la punën dhe në korrik të 2015 nisi udhëtimin e ëndërruar.
Amerikania vizitoi 196 vende të botës në vetëm 18 muaj.
Ajo u bë personi që ka udhëtuar në kohën më të pakët në të gjitha shtetet e planetit dhe gruaja e parë që shkeli në çdo shtet.
Edhe pse këto biletat për udhëtimet ishin të kushtueshme, ajo arriti të gjente fondet falë sponsorizimeve, për më tepër që kurse 10 mijë dollarë duke punuar si kujdestare fëmijësh.