U mbyt teksa hante vaktin e drekës në shkollë dhe ndërroi jetë në spital.
5- vjeçari anglez Theodore Silvester nga Anlaby, po hante në shkollë ushqimin që i kishte përgatitur e ëma.
Gjatë vaktit të së premtes, vogëlushi u mbyt me një kafshatë, por pavarësisht çdo ndihme të dhënë ndërroi jetë në spital, shkruan noa.al.
Fillimisht ishin mësueset që i erdhën në ndihmë dhe më tej mjekët, por ushqimi i kaluar keq i bllokoi frymën dhe i mori jetën.
Drejtori i shkollës dhe mësueset në një komunikatë për ngjarjen thanë se janë të shokuar dhe se i ndodhen pranë familjes për të kaluar dhimbjen