Dashuria e nënës është më e madhja dhe shprehja sigurisht që nuk ka dalë nga hiçi. Rasti i Sarah Lemont, një nëne nga Britania, e vërteton më së miri shprehjen e mësipërme. Ajo ka dhuruar dy organe të saj për t’i shpëtuar jetën djalit 4 vjeçar.Ajo dhuroi një pjesë të mëlçisë së saj dhe pritet që së shpejti të japë dhe një veshkë për të. Pas operacionit që u zhvillua për të marrë mëlçinë e saj, kur është përmendur, gruaja i është lutur mjekut që t’i bëjë një qetësues në mënyrë që ajo të mund të çohet nga shtrati për t’ju drejtuar spitalit ku qëndronte i biri.
“E di që nuk duhej të isha larguar në atë mënyrë dhe që duhej të kisha dëgjuar mjekët, por ja që isha shumë e dëshpëruar për të parë tim bir. I kërkova infermieres të më bënte një qetësues dhe u largova nga spitali.
Kur Sarah të jetë më mirë fizikisht, do t’i nënshtrohet operacionit tjetër për të hequr veshkën dhe për t’ja dhuruar të birit. /java