Ditën e djeshme këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe djali i saj Fernando festuan ditëlindjen. Një darkë me njerëzit e saj më të dashur, dhurata dhe lule pa fund.
Në mesnatë ajo ka publikuar në Instagram duke nuhatur një tufë me trëndafila dhe duke mbajtur në krahë një arush.
“Gjithë çfarë ka rëndësi në fund, janë momentet e vogla. Kur ndihesh si adoleshente”, shkruan Çiljeta.
Ndërkohë në një video të publikuar nga ‘newsbomb’, Çili shihet duke i fryrë qirinjve të tortës, ndërsa në krahë të saj ndodhet portieri i “Partizanit”, Alban Hoxha.
Prej kohësh ata janë përfolur për një lidhje mes tyre dhe në ditëlindjen e këngëtares, Albani nuk kishte si të mungonte