Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa që vijnë nga oqeani Atlantik do të kushtëzojnë në vendin tonë mot me vranësira dhe shira të përkohshëm. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të territorit, por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas hershme.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendin por sërish më të përqendruara shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
Europa
Pothuajse i gjithë kontinenti Evropian do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominantë, shkruan noa.
Konkretisht: Shira të dendur priten në Europën qendrore, gadishullin Iberik si edhe ishujt britanike, ndërsa shira më të dobët do të kenë vendet e Ballkanit. Vendet Nordike dhe Lindore do mbeten me reshje të konsiderueshme dëbore. Moti i kthjellët do të dominoje për brigjet e detit të zi dhe detit Egje./a.k