Sekreti i një dashurie jetëgjatë është mirëkuptimi dhe të ndarit e gjërave bashkë… edhe ditëlindjen.
Kështu siç ndodh me këngëtaren kolumbiane Shakira dhe futbollistin spanjoll të Barcelonës, Gerard Pique.
Ata festojnë që të dy ditëlindjen në 2 shkurt, ku ajo mbush 40 vjeçe dhe ai 30. Përveçse u bashkuan si çift në vitin 2011, fati i tyre duket se ka qenë i shkruar qysh në lindje.
Ata u njohën në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, gjatë xhirimit të videos “Waka Waka” himni i botërorit të atij viti, ku Pique ishte pjesë e klipit dhe Shakira këngëtare.
Pas muajve të tërë zërash për një lidhje të tyre, këngëtarja u transferua në Barcelonë, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Në shtator të vitit 2012, Shakira lajmëroi se priste një fëmijë dhe në vitin 2013, erdhi në jetë i vogli Milan, shkruan noa.al. Dy vite më vonë, në vitin 2015, erdhi në jetë edhe djali i dytë i çiftit Sacha