Franca është kampione e botës në hendboll. Ashtu si pritej francezët e kanë mposhtur në finale Norvegjinë me rezultat 33:26, në ndeshjen që përfundoi dhe e cila u zhvillua në Paris.
Francezët kanë dominuar ndaj kundërshtarit, të cilit ia mohuan të shpallet kampion botëror për herë të parë në histori.Megjithatë, norvegjezët duhet të kënaqen me medaljen e argjendtë.
Në ndeshjen për vendin e tretë, mbrëmë Sllovenia mundi Kroacinë në një ndeshje dramatike, duke e fituar medaljen e parë të bronztë në një Botëror, përgatiti “Zëri”. (b.an)