Një veprim brutal kundër kafshëve ka ndodhur në një lagje të Fierit.
Një mace është lidhur në një pemë, ku është mbytur dhe më pas e kanë djegur.
“Në lagjen Afrim i ri në Fier, kjo është kafshërore, e kanë lidhur dhe e kanë djegur macen e gjorë”, thotë një qytetare, për JOQ, e cila ka parë këto pamje pasi kishte ndodhur ngjarja.
Nuk dihet arsyeja dhe kush janë personat e pamëshirshëm që e kanë torturuar në këtë mënyrë këtë mace të gjorë.