Melania Trump e ka bërë fare të qartë se ajo do të jetë një Zonjë e Parë e hijshme dhe pararendëse e modës, teksa është shfaqur me një veshje të kaltër mahnitëse për ceremoninë e inaugurimit të burrit të saj, Donald.
Si aksesorë Melania përdori një palë këpucë me taka të larta dhe dorashka të gjata deri në bërryla, të gjitha me të njëjtën ngjyrë si palltoja.
46-vjeçarja nuk ka përdorur stoli, përveç një palë vathësh prej diamanti, duke preferuar të shfaqë thjesht bukurinë e saj natyrore.
Jacqueline dhe John F. Kennedy në ceremoninë inaugurale më 1961
Zgjedhja e Melanias për ngjyrat e veshjeve është shumë e ngjashme me veshjen e Jacqueline Kennedy, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit John F. Kennedy më 1961.
Po ashtu, për ditën e madhe, Melania ka përdorur veshje nga një prej stilistëve të preferuar të Hillary Clinton, Ralph Lauren.shqiptarja/a.k