Kanë nisur punët për riparimin e statujës së Lionel Messit në Buenos Aires të Argjentinës.
Statuja e bronzit, e prezantuar në qershor të vitit të kaluar, dje ishte vandalizuar dhe ishte ndarë në gjysmë. Tani qyteti argjentinas ka njoftuar se riparimi i statujës ka nisur.
“Statuja e Lionel Messit ishte viktimë e një akti vandal që e la skulpturën e futbollistit pa pjesën e sipërme. Kanë nisur punët në riparimin e saj”, thuhet në njoftim.
Statuja ishte ngritur vitin e shkuar pasi superylli i Barcelonës, Messi, kishte njoftuar për pensionim nga kombëtarja argjentinase – vendim për të cilin më vonë u bë pishman, përgatiti Koha. (b.an)