Tastiera e kompjuterit– Një studim i zhvilluar në Britaninë e Madhe, ka treguar se në 33 tastiera të kontrolluara rastësisht, 4 ishin tej mase të pista dhe konsideroheshin si rrezik serioz për shëndetin. Në njërën prej tyre u gjetën më shumë baktere nga sa ka dhe në një tualet. Për këtë arsye këshillohet që tastiera të lahet rregullisht me copë pambuku me alkool.
Portofoli i meshkujve- Është një prej objekteve me më shumë baktere në përdorim. Preket me duar që kush e di se çfarë kanë prekur. Për më tepër mbahet gjithmonë në xhepa, në ambient të ngrohtë dhe me lagështi, duke u krijuar një strehë e vërtetë për bakteret.
Kravata- Askujt nuk ia merr mendja, por pikërisht në këtë detaj të elegancës së mashkullit, fshihet një koloni e tërë me baktere. Aq shumë mbajnë sa në spitale, në shtete të ndryshme të botës siç shkruan noa.al, është e ndaluar të vizitohen pacientët që mbajnë kravatë.
Tavolina e punës e një femre– Një studim i Universitetit të Arizona, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi se tavolina e punës e një femre (skrivania), përmban 400 herë më shumë baktere se një tualet dhe 3 deri 4 herë më shumë se tavolina e punës së një mashkulli. Arsyeja? Kjo pasi siç shkruan noa.al, femrat kanë zakon të marrin ushqim në punë, të përdorin tualet dhe një sërë gjërash të tjera, të cilat nuk i kursejnë as në punë.
Timoni i makinës– Në timonin e dy makinave në 3, është i pranishëm bakteri Stafilococco aureus, ku tek një në pesë shoqërohet edhe me Stafilococco epidermidis. Që të dy këto baktere janë përgjegjëse për infeksione të frymëmarrjes.