Roberto Mancini edhe pse mbushi nëntorin e kaluar 52 vjeç, vazhdon të mbetet në super formë, një mashkull të cilin e kanë zili edhe adoleshentët.
Menaxheri italian është fotografuar në brigjet e St Barths, të enjten, në shoqërinë e të dashurës së tij të re.
Babai i dy fëmijëve shëtiste në brigjet e ishullit, në shoqërinë e një bruneje me forma perfekte.
Ish menaxheri i Manchester City, ka treguar me rrobe plazhi të kuqe format e tij të skalitura, teksa bënte selfi dhe fotografi me smartphonin e tij./a.k