1.Botuesit e tabloidëve britanikë
Sipas Politico, tabloidët britanikë, në krizë shitje prej kohësh janë kthyer në një factor frenues dhe gjatë krizës së refugjatëve dhe Breksit e treguan veten një “forcë destructive”.
2.Bosat e Ligës Kineze të Futbollit
Trajneri i Chelsea-t Antonio Conte deklaroi pas kthimit nga Kina se tregu i futbollit në këtë vend është drejt rënies. Ai është kthyer një mankth si për presidentin e Kinës Li Xiping, pasi shpenzohen shuma marramendëse parash për një treg shumë të dobët dhe nivel i ulët futbolli. Por ajo që është më e rëndësishmja pasi dyshohet si një qendër e re speulimesh dhe abuzimesh.
3. Michael Flynn.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Trump, shikohet nga Politico si një nga njerëzit që do të ketë shumë influencë gjatë 2017-ës dhe do të kthehet në një nga problemet e botës së sotme. Jo pasi gjenerali Flynn nuk pyet para koncepteve të tij për botën që natyrisht janë shumë ekstreme.
4.Beppe Grillo
Që prej manifestimit të parë në 2017, Grillo është një Roberspier i frikshëm që e ka treguar me vepra që nuk praktikon një demokraci perëndimore.
Pasi është thyer në opozitarin më të fuqishëm në Itali, ai është shumë afër marrjes së pushtetit, duke kërcënuar vazhdimisht një prej demokracive dhe ekonomive më të rëndësishme të BE-së.
5. Jarosław Kaczyński
Kreu i Partisë “Ligj dhe Drejtësi” në pushtet është kthyer në politikanin më antieuropian në BE. Ish-kryeministri polak dhe kreu i partisë së mazhorancës është thyer në një kritikues të tmerrshëm të Bashkimit Europian që drejtohet nga bashkëpatrioti i tij Donald Tusk.
Polonia, “djali i përkëdhelur” i BE-së është kthyer tashmë në një nga vendet më problematike për euroskepticizmin.
6. Carles Puigdemont
President ii Rajonit ta Katalonjës në Spanjë, pas referendumit për pavarësi është kthyer në një nga politikanët që mund të trazojë jo vetëm politikën por edhe ekuilibrat gjeopolitikë në Europë.
7.Wilbur Ross
Sekretari i sapoemëruar nga Donald Trump për Tregëtinë shikohet si një nga “gjeneralët e luftës moderne” që sapo ëshhtë shpallur me Kinën. Shumë e shikojnë Ross si “Antikrishtin” e eonomisë botërore.
8.Hakerat rusë
Me nërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ata janë kthyer në tmerrin e gjithë botës se vërtetë janë një armë e pathyeshme në duart e Vladimir Putinit, i cili mund të ndërhyjë në të gjithë dokumentet e botës.
9. Nicolas Sarkozy
Edhe pse nuk merr pjesë në zgjedhjet presidenciale franceze, Nicolas Sarkozy shikohet si një rrezik i madh, pasi ka në mendje një “plan diallëzor”. Ai shpreson që pas fitores Francois Fillon të dështojë para syve të opinionit public francez dhe ai më pas të nxjerrë kartën fituese Frexit, natyrisht me një aleancë me Marie Le Pen, e cila nuk mund t’ja dalë e vetme.
10.Martin Selmayr
Shefi i kabinetit i Presidentit të Komisionit Europoan Jean Clode Juncker, shikohet si njeriu që mban gati gjysmën e pushtetit të shefit të tij.
Aq i fuqishëm është sa arriti të bllokojë nismat e ministrit të tmerrshëm gjerman të financave Wolfgang Schauble dhe ish-kryeministrit Italian Matteo Renzi.
11. Margrethe Vestager
Komisionerja e BE për Konkurencën shikohet si armikja më e madhe e korporatave si Google apo Facebook, pasi nuk lejon pozitat monopol të tregun e vendeve europiane. Me ardhjen e Donald trump, pritet që zonja Vestager të jetë në linjën e parë të luftës SHBA-BE.
12.Geert Wilders
Kryetari i Partisë së Lirisë në Holandë është politikani i parë që solli frymën e racizmit dhe ndarje që po përhapet si flamë në kontinent, shkruan Dailynews.al.
Politikani is ë djathtës ekstreme shikohet si anti-semit, anti-musliman, anti-emigrant, anti-zgjerim në BE e të gjitha, dhe është realisht personi që ka frenuar trendin e pranimit të vendeve të reja që nga viti 2015.